Makina merr flakë në ecje pranë tunelit në Elbasan

Shqipëria

Makina merr flakë në ecje pranë tunelit në Elbasan

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:10
Ilustrim

Një autoveture është përfshirë nga flakët ndërsa qarkullonte në aksin Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mamël rreth 1 km larg tunelit. Automjeti i llojit, tip “Benz Class” është mbuluar nga flakët rreth orës 12:45.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në të, sapo kanë vënë re tymin dhe flakët që kishin “pushtuar” automjetin kanë ndalur dhe kanë dalë menjëherë duke u larguar dhjetëra metra prej vendit të ngjarjes.

Ndërkohë është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë automjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat