Dita e parë e 2021, shqiptarët urojnë për një vit pa pandemi

Shqipëria

Dita e parë e 2021, shqiptarët urojnë për një vit pa pandemi

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:46
Ilustrim

Sheshet e qyteteve në Shqipëri ishin të zbrazura në ndërrimin e viteve.
Spektaklin e fishekzjarrëve qytetarët e ndoqën nga ballkoni dhe tarracat e tyre. Pasi të vetmit spektator në sheshin “Skënderbej”  ishin efektivët e policisë që qëndronin në gadishmëri. 

Ndryshe nga vitet e tjera, 2021, i gjeti të gjithë në shtëpi, pranë familjes. 
“Nuk është problem që u mbyllën se këto janë festa familjare. Nuk kemi dalë, vetëm në ballkon.” 

Ditën e parë të këtij viti e shohin si një ditë me optimizëm dhe shpresë. 
Nga Tirana qytetarët përcjellin urime për shëndet dhe një vit të ri pa pandemi. 
Edhe në Korçë, sheshet dhe rrugët ishin të zbrazura.

“E tmerrshme, nuk kënduam dhe s’na bëri njeri zërin e dytë. Qoftë vit i mbarë me suksese dhe u largoftë Covidi sa më parë.” 
Qytetarët festuan në shtëpi, më të moshuarit ishin të gëzuar që ju rikthyen festave familjare, ndërsa për të rinjtë ora policore u prishi planet. 
“I pamë nga dritarja fishekzjarret. Rinia bëri mirë që nuk doli se u kënaqëm me ta.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat