Priten reshje dëborë në zonat malore, temperaturat do të ulën deri në…Ja si nis java nesër

Shqipëria

Priten reshje dëborë në zonat malore, temperaturat do të ulën deri në…Ja si nis java nesër

Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:20
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilët herë pas herë do të gjenerojnë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore.

Sipas Meteoalb, dita e nesërme do të shoqërohet edhe me reshje dëborë në zonat malore.

Sa i takon temperaturave të ajrit, në mëngjes ato do të ulen, por do të rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat nga -4 deri në 13 gradë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat