Ish deputeti i PD në zi, humb babain

Shqipëria

Ish deputeti i PD në zi, humb babain

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Nuk nis mbarë viti i ri për ish deputetin dhe ish ministrin demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Siç njofton vetë ai, përmes një postimi në Facebook, sot ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë babai i tij, Lutfi Alibeaj, 82 vjeç.

Enkeled Alibeaj: Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, pas një lëngate të gjatë të babait tonë Lutfi Alibeaj, në moshën 82 vjeçare. Njeriu që pati një jetë plot vuajtje e sakrificë, e që u mundua të na rrisë dinjitozë e me emër të mirë! Iku duke na lënë nje boshllëk që na mbetet, me shpresën se kujtimi, emri i mirë dhe respekti për të, të na lehtësojë dhimbjen!

Ritet mortore, i zhvillojme pranë ambienteve te agjencise funerale “Universi” në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, megjithëse jeni të mirëkuptuar të gjithë për kohën e vështirë që po kalojmë! Varrimi, nesër në ora 10.00 në Tufinë.
Paçi veçse gëzime në familjet tuaja!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat