“Përparim Ademi ka shitur 10 fëmijë në Greqi”, mediat greke: Zbulim i rëndë për trafikimin e foshnjave

Shqipëria

“Përparim Ademi ka shitur 10 fëmijë në Greqi”, mediat greke: Zbulim i rëndë për trafikimin e foshnjave

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:19
Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani

Vrasja makabër e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ka marr vëmendjen edhe të mediave greke, ku kanë shkruar për vrasjen e dy motrave në Astir nga Përparim Ademi.

Ata e kanë vënë theksin në trafikimin e fëmijëve, për të cilët motra dhe vëllai i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit thanë se mbi 10 foshnja janë shitur në Selanik.

Sipas dëshmive, Përparim Ademi shkonte në Greqi me dy motrat dhe gruan e tij, e cila dyshohet se kishte rënë dakord për shitjen e foshnjës së tyre.

Vëllai i viktimave ka thënë se autori i krimit merrte foshnjat nga materniteti me ndihmën e një avokati.

Pas vrasjes së dyfishtë në Tiranë, duket se është një rrjet i trafikut të foshnjave që vepronte gjithashtu në Selanik.

Sipas mediave greke ky është një zbulim i tmerrshëm për trafikimin e foshnjave në Shqipëri dhe Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat