Situata e pandemisë në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve bën bilancin

Shqipëria

Situata e pandemisë në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve bën bilancin

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:40
Albana Fico

Në daljen e sotme për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se situata epidemike në vend mbetet dinamike, ku do të vazhdojnë të jenë në fuqi të njëjtat masa kufizuese.

Sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë dy javëve të fundit ka një ulje të pozitivitetit me Covid-19.

“Gjatë javës së fundit, incidenca është ulur lehtësisht. Për dy javët e fundit mbetemi te 277 raste për 100 mijë banorë, krahasuar me dy javët e mëparshme. Pozitiviteti është 22%. Mosha e rasteve të konfirmuara është 47.5 vjeç.

Ka një rritje të grupmoshës 25-34 vjeç.  Qarqet më të prekura janë Gjirokastra, Tirana dhe Lezha”, u shpreh drejtoresha e ISHP.

Sipas saj, "jemi ende në një kohë kur transmetueshmëria është e lartë dhe kur rastet spitalore janë të rëndësishme si numra. Duhet të respektojmë masat. Duke nisur me mosgrumbullimet, mbajtja e maskave dhe respektimi i orës policore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat