Gazmend Bardhi i deleguari i PD-së në Elbasan

Shqipëria

Gazmend Bardhi i deleguari i PD-së në Elbasan

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:34
Gazmend Bardhi

Një tjetër i deleguar nga PD në qarqet e vendit.

Mësohet se në qarku e Elbasanit kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur që të delegojë sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Bardhi është edhe i pari në listën e deputetëve që do të nxjerrin demokratët në këtë qark.

Në këtë qark, Bardhi do të ketë përballë numri 2 të PS-së, Taulant Balla.

Më herët janë caktuar drejtuesit politik në Durrës, Edi Paloka, Shkodër, Helidon Bushati, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.

Në 7 qarqe të tjera të vendit ende nuk janë bërë të ditur emrat e të deleguarve politikë të PD-së, që do udhëheqin dhe fushatën zgjedhore për në 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat