Balla viziton kombinatin e përpunimit të drurit në Elbasan

Shqipëria

Balla viziton kombinatin e përpunimit të drurit në Elbasan

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:48
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vizituar sot në Elbasan, një prej kombinateve të përpunimit të drurit, në pronësi të Albert Çipit.

Balla shprehet se shumë ndërmarrje të mëdha eksportojnë prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut dhe dhurata e qeverisë për këto 200 sipërmarrje të vogla që janë në Elbasan, dhe kudo nëpër Shqipëri qeveria u bëri dhuratë zerimin e tatim fitimit dhe TVSH.

Postimi i plotë

Elbasan – Tek një nga mjeshtrat e prodhimit të mobiljeve Albert Çipi, sot po mësoj dhe unë sado pak nga eksperienca shumë vjeçare e tij. Tradita e kombinatit te drurit ka vazhduar. Shume ndermarrje te medha eksportojne me krenari prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut. Në Elbasan janë rreth 200 sipërmarrje të vogla në këtë sektor, për të cilët dhurata e Qeverisë sonë ishte zerimi i tatim fitimit dhe TVSH. Punë të mbarë njerëzve që punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat