Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile në Elbasan

Shqipëria

Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile në Elbasan

Më: 9 janar 2021 Në ora: 10:46
Shtabi i Emergjencave Civile

Në Elbasan është mbledhur shtabi i emergjencave civile.

Prefekti Klevis Xhoxhi u shpreh se në qarkun e Elbasanit situata është e normalizuar.

Klevis Xhoxhi: Vetëm disa pika paraqiten të rrezikshme dhe janë Kthesa e Murrashit, aksi Elbasan – Qafë-Thanë dhe Moglicë,Gramsh. Energjia elektrike ka munguar vetëm në një fshat në Njësinë Aministrative Funar dhe Shushicë.

Gazetarja e Ora News Edisona Sknderi raporton se policia ka shtuar kontrollet dhe në akset problematike për të këshilluar shoferët.

Drejtori i Emergjencave Civile Ndriçim Sinani  u shpreh se problemet minimale janë në Shushicë, Papër dhe Funar.

Ndriçim Sinani: Probleme në fshatin Gurabardh për shkak të prurjeve të përroit të Zaranikës rrezikoheshin 3 shtëpi por është ndërhyrë dhe është devijuar rrjedha . Nuk ka përmbytje. Niveli i ujit në lumin Shkumbin dhe përrenjtë janë në nivel mesatar. Për momentin nuk paraqitet rrezik.

Gazetarja e Ora News Edisona Sknderi informon se në qarkun e Elbasanit kanë mbetur pa energji elektrike dy fshatra. Fshati Damian në bashkinë e Librazhdit ku 16 familje janë pa energji. Po ashtu probleme ka në fshatin Funar në Elbasan. Në të dy fshatrat po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat