“Burgje mjekësore” për të infektuarit me Covid

Shqipëria

“Burgje mjekësore” për të infektuarit me Covid

Më: 10 janar 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Një projektligj i asamblesë së shtetit New York, në SHBA, i jep të drejtën qeverisë për të izoluar të gjithë individët të cilët janë mbartës të virusit, janë kontakte të virusit ose thjesht bartës të tij. Ata do tw dwrgohen në disa qendra mjekësore të krijuara enkas për izolimin e këtyre personave. E thënë ndryshe, qeveritarët planifikojnë të krijojnë burgje mjekësore për të gjithë individët të cilët konsiderohen si një rrezik i mundshëm i shnëndetit publik.

Projektligji Bill A416, i cili ka si autor demokratin e Asamblesë së shtetit të New York-ut, Nick Perry, bën thirrje për “heqjen dhe / ose ndalimin” e individëve të cilët identifikohen si “rast, kontakt ose bartës” i një sëmundjeje ngjitëse.

Ndërkohë ligji aktual i vendit thekson se qeveria duhet të sigurojë prova të qarta dhe bindëse se shëndeti i të tjerëve është në rrezik përpara se të urdhërojë një person ose grup personash të qëndrojnë të izoluar.

Ky projektligj ka marrë kritika të ashpra sepse shkel tw drejtat e njerwzve, pasi personat qw do të mbahen nw paraburgim deri në 60 ditë, nuk kanw tw drejtw kwrkojnw arsyen e ndalimit. Ndwrkohw, individwt duhet tw kryejnw ekzaminime mjekësore si dhe t’i nënshtrohen një procesi trajtimi.

Shumë amerikanë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e akuzuar guvernatorin e Neë York, Andrew Cuomo, si nazist. Guvernatori Cuomo është akuzuar më parë për imponimin e goditjeve drakoniane ndaj komunitetit hebre të qytetit të New York-ut i cili i ka rezistuar shumë kufizimeve të Covid-19 të vendosura në të gjithë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat