Jehona në median e huaj e kritikave të Ramës për vaksinën: “BE na braktisi, por ne s’jemi vetëm”! 

Shqipëria

Jehona në median e huaj e kritikave të Ramës për vaksinën: “BE na braktisi, por ne s’jemi vetëm”! 

Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:53
Edi Rama

Kritikat e kryeministrit Edi Ramës ndaj Bashkimit Europian për mos furnizimin me vaksinën anti-covid të vendeve të Ballkanit nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së mediave perëndimore.

Këto kritika Rama i përmendi edhe gjatë konferencë së sotme pak para bërjes së vaksinës live.

Washington Post thekson Ramën teksa shprehet se “nuk duhej menduar si vendet e BE, sepse Shqipëria nuk ishte vetëm.”,

Ajo shkruan më tej fjalët e Ramës se “Nëse do të prisnim COVAX, ne do të ishim duke pritur dhe askush nuk e di sa do të zgjaste kjo,”

Media italiane “Ansa” e hap shkrimin me citimin e Ramës ku thuhet se ‘Përjashtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i papranueshëm.

Nuk mund të zbuloj shtetin që u tregua bujar me Shqipërinë në një kohë që vendet e BE u  sollën në mënyrë të pakuptueshme  jo vetëm moralisht dhe politikisht, por e pajustifikueshme edhe nga pikëpamja logjike, duke pasur parasysh se ka vende që mbajnë doza shtesë sepse nuk janë në gjendje të veprojnë shpejt”.

Edhe France24 gjithashtu mban theksin tek kritikat e Kryeministrit Rama me BE-në. “Vendet e BE nisen shpërndarjen që më datë 27 dhjetor dhe mund t’i kishin dhënë disa doza shteteve të Ballkanit Perëndimor për të vaksinuar ata që përballen në vijën e parë të frontit me koronavirusin, por nuk e bënë”, i referohet France24 Ramës./shqiptarja.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat