Vaksina anti-COVID/ Kuvendi miraton më 28 janar marrëveshjen me Pfizer

Shqipëria

Vaksina anti-COVID/ Kuvendi miraton më 28 janar marrëveshjen me Pfizer

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:55
Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë më 28 janar marrëveshjen me kompaninë Pfizer/Biontech për importimn e vaksinave kundër koronavirusit.

“Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, është marrëveshja që pritet të miratohet në Kuvend.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur dy ditë më parë, por me një sasi vaksinash të dhuruara nga një shtet që nuk dihet se kush është.

Ndonëse dokumentat treguan se rreth 950 doza ishin importuar nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat