Përgatituni për një fundjavë të acartë

Shqipëria

Përgatituni për një fundjavë të acartë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:21
Ilustrim

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ne juglindje reshjet e borë parashikohen të kenë intensitet deri mesatar.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare.

Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit.

Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët, por shumë të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat