Mbyllen qendrat e votimit në fshatrat e “zbrazur”

Shqipëria

Mbyllen qendrat e votimit në fshatrat e “zbrazur”

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:16
Celibashi

Disa  zona të thella, të cilat nuk kanë më shumë se 300 banorë mbi 18 vjeç, nuk do të kenë qendra votimi të hapura në 25 prill. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sqaron se Kodi Zgjedhor ka ndryshuar dhe minimumi i votuesve duhet të jetë 300, e jo më 200.

“Për shkak të numrit të ulët të zgjedhjeve do të ketë ndryshime”, shprehet Celibashi.

Ata do të duhet të udhëtojnë në zonën më të afërt, për të zgjedhur partinë dhe kandidatin e tyre të prefereuar.

“Padiskutim qoftë edhe për një rast do t’i duhet dikujt që të udhëtojë për  disa kilometra. Por Kështu e ka vendosur Kodi Zgjedhor”, thotë ai.

Celibashi thotë për ABC se kjo formë e re organizimi kushton më pak.

Kryekomisioneri garanton se askujt nuk i është lëvizur qendra e votimit nëse qytetari nuk e ka kërkuar vetë këtë. “Deri më tani nuk kemi asnjë provë që të provojë të kundërtën”, thekson ai.

Ngelet e paqartë se si mund të ndikojë kjo në pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje sidomos të këtyre banorëve që qendra e votimit ju largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat