"Sot po nderohen ushtarët grekë", Idrizi reagon në 30 vjetorin e Shoqatës Çamëria

Shqipëria

"Sot po nderohen ushtarët grekë", Idrizi reagon në 30 vjetorin e Shoqatës Çamëria

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:01
Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka mbajtur fjalim në kuadër të 30-vjetorit të krijimit të Shoqatës Çamëria, ku ka deklaruar se Shqipëria duhet të ketë Çamërinë dhe Kosovën, sikundër çdo njeriu i duhet shpirti e mushkëria për të jetuar.

“Unë që kur kam lindur çam dhe do të jem çam. Duke na përcaktuar vetëdijen tonë, të tjerët na përcaktuan se çfarë jemi. Ne kemi një detyrë të veçantë. Ne kemi amanetin për Çamërinë. Ne të gjithë çamët kemi rrënjët e përbashkëta. Ne çamët na vranë dy herë, Fillimisht zervistët dhe më pas enveristët. në vitet e para të demokracisë, u krijua shoqata patriotike “Çamëria”.

Çamët gjetën në shoqatën patriotike Çamërinë. Ne kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe sfilitës, por të gjithë këtu jemi, sepse na thirri gjaku, na thirri vendlindja. Shumë shqiptarë e kanë Çamërinë, si pjesë të tyre. Çamërinë e gjen kudo, e gjen në Çamëri, e gjen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Itali apo në SHBA. Ne të gjithë kemi një hall: T’i japim zgjidhje çështjes së Çamërisë. Ne na gjeni kudo, por ne prapë jemi çuar dhe do të çohemi"-u shpreh ai.

Idrizi tha se po nderohen sot ushtarët grekë, por se ata erdhën në Shqipëri si pushtues.

“Sot po nderohen ushtarët grekë, por ata erdhën si pushtues në Shqipëri. UÇK-ja luftoi drejt dhe raportet e Dick Martyt janë një turp. PDIU nuk është e përkohshme. Ju nuk njihni Çamërinë e Pirros, Ali Demit, Mitrush Kutelit, Kolë Idromenit, ju nuk e dini se Kosova dhe Çamëria u sakrifikuan për Shqipërinë politike, që po ju po e kalëroni pa mëshirë. Po ta dini, do skuqeshit nga turpi. Rroftë Shoqata Çamëria, lavdi për burrat e mëdhenj që krijuan shoqatën. Faleminderit Çamëri, që na ke dhënë krenarinë, duke thënë ‘çam jam’”, deklaroi kreu i PDIU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat