Mungesa e trotuareve makth për qytetarët e Tiranës

Shqipëria

Mungesa e trotuareve makth për qytetarët e Tiranës

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:27
Foto

Kjo është rruga “Preng Doçi”, një nga shumë akset në kryeqytet ku kanë munguar investimet.

Por edhe kur ka patur ndërhyrje trotuaret duket se janë harruar. Në shumë raste ata janë shumë të ngushtë dhe kalimi bëhet i pamundur.

Qytetarët shprehen se kalimi në këtë aks është i rrezikshëm.

“Nuk ka trotuar dhe kjo rrugë që është nuk është rrugë, e shikon si ecën makina.”

“Nuk ka trotuar, gropa-gropa, dje ishte duke më shtypur një makinë.”

Sipas tyre Bashkia nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur kësaj lagje.

“Shikoni sa e ngushtë është.”

“Kjo është njësia 8, është lënë pas dore. Në shumë vende kemi ndërhyrë dhe vetë. Një gropë nuk vjen bashkia me e mbulu.”

Rrugë të tilla janë kthyer shpesh burim aksidentesh. Vetëm të dielën, një vajzë 10-vjeçare humbi jetën pikërisht prej mungesës së trotuarit në rrugën para shtëpisë së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat