Rruga me baltë në Memaliaj

Shqipëria

Rruga me baltë në Memaliaj

Më: 20 janar 2021 Në ora: 20:17
Memaliaj

Janë 500 metra rrugë e pashtruar, në Fshatin Memaliaj kanë lënë të izoluar dhjetëra banorë.

Reshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar më tej rrugën, të cilën bashkia e Memaliajt e drejtuar nga Gjolek Guci e ka lënë prej vitesh në harresë.

“Po bashkia vjen gërmon anëve kështu e zbukuron edhe krisën e ikën. Siç e patë vetë ju që atje poshtë ,” tha një banor.

“Ka ardhur bashkia vjet, por si hodhi shumë,” u shpreh një banor tjetër.

“Do ta bëjmë thanë, por nuk po vijnë akoma,” vazhdoi një banor tjetër.

Në rast emergjencash banorët e kanë të vështirë të aksesojnë shërbimet e nevojshme.

“Nuk dalim dot jashtë, edhe sikur të dalim futemi në baltë. Është turp. Makina s’na vjen në shtëpi brenda,” tha një tjetër banor i zonës.

Në Bashkinë Memaliaj banorët e zonave periferike herë pas here janë ankuar për neglizhencën e pushtetit vendor, për investime në infrastrukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat