Durrës, hidhet nga tarraca e banesës 50-vjeçari i dehur

Shqipëria

Durrës, hidhet nga tarraca e banesës 50-vjeçari i dehur

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar në Durrës është hedhur nga tarraca e banesës së tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia thotë se dje, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës, ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës.

"Nga verifikimet e bëra, ka rezultuar se ky shtetas, duke qenë në gjendje të dehur, është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij.  Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore", – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat