Mile: Në këto zgjedhje opozita ka vetëm kartën morale, mazhoranca ka gjithçka

Shqipëria

Mile: Në këto zgjedhje opozita ka vetëm kartën morale, mazhoranca ka gjithçka

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:57
Klementin Mile

Pedagogu Klementin Mile u shpreh se në këto zgjedhje opozita nuk ka asgjë në dorë, ndërsa mazhoranca ka pushtetin qendror dhe vendor.  

Mile: Qeveri ka pushtetin qëndror dhe vendor dhe në këtë kuptim ka mundësi që të shkojë dhe të trokasë me një premtim për vend pune, me një ligj nga pushteti, mund të trokasë me oligarkët, me të fortët, madje edhe me mediat.

Pra ka shumë trokiste në derën e shqiptarëve që të votojnë PS-në.

Opozita nuk ka asgjë në dorë praktikisht, që gjë duket. Nuk a media dhe oligarkë, as pushtet qendror apo lokal. Situata është me një opozitë ku nuk ka asgjë dhe pozita i ka të gjitha. Opozita në këtë rast mund të ketë vetëm kartën morale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat