Rusia e quan “provokim” dëbimin e diplomatit nga Shqipëria

Shqipëria

Rusia e quan “provokim” dëbimin e diplomatit nga Shqipëria

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:21
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko ka paralajmëruar se do t'i kundërpërgjigjet Shqipërisë për dënimin nga Tirana të një diplomati rus.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të Shqipërisë për dëbimin e diplomatit rus, Alexey Krivosheev, duke thënë se ky hap “nuk do të mbetet pa përgjigje”.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko ka deklaruar për median shtetërore ruse, RIA-Novosti, se Rusia do t'i përgjigjet Shqipërisë për këtë vendim të marrë.

Ai e quajti provokim dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev.

"Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe natyrisht ky hap jomiqësor nuk do të mbetet pa përgjigje", u shpreh Grushko.

Më 21 janar, Shqipëria shpalli “person non grata” (person të padëshirueshëm) diplomatin Alexey Krivosheev nga Rusia.

Qeveria shqiptare ka marrë vendim që diplomati rus të largohet brenda 72 orësh, nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Vendimi, sipas Qeverisë së Shqipërisë, lidhet me faktin se diplomati, në mënyrë të përsëritur, nuk i ka respektuar masat e marra nga autoritetet për mbrojtjen e popullatës ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat