E rëndë në Kukës, fqinji akuzohet për përdhunimin e vajzës së mitur

Shqipëria

E rëndë në Kukës, fqinji akuzohet për përdhunimin e vajzës së mitur

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:48
Ilustrim

Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një 45 vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 12-vjeçare.

Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet N.E dhe ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë sociale-ekonomiko në të cilën ndodhej familja e të miturës.

Mësohet se ai ishte fqinj me familjen e vajzës dhe dyshohet se abuzimi seksual, ka vazhduar për gati dy vite, pra në kohën kur e mitura ishte 10 vjeçe, raporton ‘Ora news’.

Familja e vajzës ka bërë kallëzim dhe fillimisht çështja ishte hetuar nga Prokuroria e Shkodrës dhe më pas kjo prokurori ka shpallur moskopetencën duke ia kaluar Prokurorisë së Kukësit dosjen për hetime të mëtejshme.

Kjo e fundit, dy ditë më parë ka proceduar me arrestimin e personit me inicialet N.E dhe sot gjykata ka vendosur ta mbyllë në burg.

N.E, në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa rezulton se është i divorcuar. Familja e vajzës  jeton në Kukës në një varfëri ekstreme dhe ka 4 fëmijë.

Në fillim të janarit, një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur u denoncua edhe në Sarandë. Njerku u arrestua, pasi akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëshortes së tij për disa vite.s

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat