Veliaj paralajmëroi padi kundër Grida Dumës, reagon PD: Po përpiqen t’i mbyllin gojën kujtdo që thotë të vërtetën!

Shqipëria

Veliaj paralajmëroi padi kundër Grida Dumës, reagon PD: Po përpiqen t’i mbyllin gojën kujtdo që thotë të vërtetën!

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:13
Foto Ilustrim

Partia Demokratike ka reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi se do të ngrinte  padi për shpifje në gjykatë për ish-deputeten e PD-së Grida Duma, pas akuzave të bëra nga kjo e fundit në media.

Në një deklaratë, PD thotë se Rama dhe Veliaj (të cilin e quajnë buratinin kryesor) po përpiqen që të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Teksa thekson se “qëllimi i vetëm i tyre është që të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre”, PD shton se nuk i frikohet një procesi gjyqësor që “tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve”.

Postimi i plotë

Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar

Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre  është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.

As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat