Basha: SPAK hetim paralel me Italinë, të kërkojë pa vonesë fashikujt e hetimit nga anti-mafia italiane

Shqipëria

Basha: SPAK hetim paralel me Italinë, të kërkojë pa vonesë fashikujt e hetimit nga anti-mafia italiane

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:04
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje SPAK të nisë pa hezitim një hetim dhe të kërkojë nga pala italiane fashikujt e hetimit disavjeçar nga antimafia italiane ku në përgjime rezulton se biznesmenë të lidhur me ‘Ndraghetan’ kanë zhvilluar takime me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me qëllim ndërtimin e kullave shumëkatëshe në këmbim të 20 përqindshit të vlerës së ndërtimit.

Nisida Tufa: Faleminderit! Do doja ta nisnim bashkë këtë intervistë me zhvillim kryesor, temë e ditës, në fakt në lidhje me përgjimet e bëra nga anti-mafia italiane ku përfshihen zyrtarë të lartë të qeverisë por edhe të pushetit vendor. Ka reaguar Partia Demokratike, ndoqëm një deklaratë nga ana e Grida Dumës, por ende nuk e kemi një koment nga kryetari i opozitës zoti Basha, ju.

Lulzim Basha: Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Qëndrimet e Partisë Demokratike, denoncimet e Partisë Demokratike për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar por edhe rajonal në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Me të vërtetë këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpunimit të mafias italiane me kryebashkiakun, me ministrat, me pushtetarët e lartë nën varësinë e Kryeministrit, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit siç ishte edhe Saimir Tahiri, po kështu i zbuluar nga përgjimet e anti-mafias italiane.

Por Shqipëria është vendi me investimet më të ulëta në rajon sa i përket investimeve direkte ndërkombëtare. Pra ky është kontrasti, në vende të tjera të rajonit po hapen vende pune, po ndërtohen fabrika, po punësohen qytetarët me rroga dinjitoze ndërsa shqiptarët shohin një krizë të thellë ekonomike nga njëra anë dhe paratë e krimit të organizuar në bashkëpunim me paratë e korrupsionit qeveritar. Se ky 20% nga del? Del nga paratë tona publike që derdhin beton në Tiranë, betonizojnë Tiranën ndërkohë që shqiptarët  varfërohen xhepat e tyre zbrazen, kostoja e jetës rritet, pamundësia për të gjetur një vend pune thellohet dhe katastrofa më e madhe kombëtare është largimi i të rinjve. Pra ajo që demonstrojnë këto përgjime është ajo që ne kemi denoncuar prej 8 vitesh, që Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre.

Që ajo që bën diferencën midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit pse ne kemi një krizë më të thellë ekonomike në kohën e pandemisë, pse ne kemi paketën e ulët ekonomike, pse një grusht pushtetarësh dhe një grusht njerëzish pasurohen dhe gjithë shqiptarët e tjerë po vuajnë pasojat e kësaj ekonomike ka një dhe një përgjigje dhe përgjigje është dështimi total i kësaj qeverisje.

Ajo dua të them sot nga kjo studio studio një thirrje Prokurorisë Shqiptare në veçanti Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion që pa asnjë vonesë të kërkojnë fashikujt e këtij hetimi që është disavjeçar nga anti-mafia Italiane dhe të nis hetimin paralel me Shqipërinë. Kujtoj se kështu ka ndodhur edhe kur anti-mafia italiane zbuloji çështje tashmë të famshme të trafikut të drogës, të përfshirjes së ish ministrit të brendshëm Tahiri dhe nuk ka asnjë arsye në botë, pse  SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga anti-mafia italiane, nga prokurorët anti-mafia që janë kolegët e tyre fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentisht hetimet, duke marrë këto figura që janë të përmendura në këto hetime menjëherë në shqyrtim, nën hetim dhe duke bërë atë për të cilën  SPAK-u është krijuar, për të bërë drejtësi.

Natyrisht drejtësia e vërtetë nuk mund të vijë pa çliruar qeverisjen, kjo është në fakt domethënia e 25 prillit. Ky është një argument më shumë pse 25 prilli duhet dhe do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët. E përsëris për të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat