Veliaj i përgjigjet akuzave të opozitës

Shqipëria

Veliaj i përgjigjet akuzave të opozitës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:55
Erion Veliaj

Në përgjigjen për akuzat e Partisë Demokratike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kushdo që ndërton në kryeqytetin e Shqipërisë ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit.

“Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafies italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!

E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverifikueshme”.

“E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla.

Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!”, ka thënë Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat