E rrah nënën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

Shqipëria

E rrah nënën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustruese

Një 41-vjeçar në Bulqizë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Personi me inicialet L.Xh ishte duke i rrezikuar jetën nënës në banesën e tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe e ka prangosur 41-vjeçarin.

Këtij të fundit, gjatë kontrollit që iu bë, iu gjetën në trup edhe dy thika.

Ai e kishte rrahur nënën duke e goditur me dru, ndërsa ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat