Përgjimet e Ndraghetas/ SPAK nis hetimet për pastrimin e parave të mafies

Shqipëria

Përgjimet e Ndraghetas/ SPAK nis hetimet për pastrimin e parave të mafies

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:07
Foto Ilustrim

Pas fakteve për ato që ka zbardhur media si pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane, mësohet se SPAK është vënë në lëvizje.

Burime pranë Strukturës së posaçme Antikorrupsion bëjnë me dije se është regjistruar procedimi penal dhe ka filluar hetimi. SPAK do thërrasë figura të njohura të politikës dhe shtetit për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me përgjimet e mafies italiane ku përmenden figura të rëndësishme të qeverisë dhe biznesmenë shqiptarë të përfshirë.

Mësohet se një ministër i rëndësishëm dhe një zyrtar i lartë në hierarkinë e ekzekutivit shqiptar do thirren për të dëshmuar, fillimisht.

Pjesë e hetimit penal nga SPAK do jetë sekuestrimi i gjithë dosjeve të tenderimeve të “Nikut” të përmendur në përgjime e antimafies italiane, lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit në tre vitet e fundit si dhe disa koncensione e PPP.

Po kështu do merren nga kompanitë mobile telefonatat e “Nikut” me ministrin nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat