Evis Kushi zbulon nismën më të fundit kushtuar leximit

Shqipëria

Evis Kushi zbulon nismën më të fundit kushtuar leximit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:31
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njofton nismën më të re kushtuar leximit.

Sipas ministres tashmë çdo të premte do të zhvillohet aktiviteti i quajtur “e premtja e leximit” me qëllim sensibilizimin e mëtejshëm të leximit.

Kushi shprehet se kjo do të shërbejë si një formë e thjeshtë për t’i kushtuar rëndësi më të madhe identitetit tonë kombëtar për të vlerësuar dhe ruajtur gjuhën shqipe.

Statusi: 

#EpremtjaELeximit

Me leximin modest të poezisë “TETOR” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, gjatë aktivitetit kushtuar Ditës Kombëtare të Rinisë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, kam dëshirë të lançoj nismën më të fundit të #MASR për nxënësit në shkollat tona “E Premtja e Leximit”.

Çdo të premte, leximi i poezive, prozave apo eseve nga nxënësit dhe për nxënësit, krijuar nga ata vetë apo autorë të njohur shqiptarë, do të jetë mbi të gjitha sensibilizim për zhvillimin e mëtejshëm të leximit.

Kjo nismë do të shërbejë edhe si një formë e thjeshtë për t’i kushtuar rëndësi më të madhe identitetit tonë dhe për të vlerësuar, ruajtur, përparuar dhe kultivuar gjuhën tonë të bukur dhe të ëmbël shqipe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat