COVID-19 futet në ushtrinë shqiptare

Shqipëria

COVID-19 futet në ushtrinë shqiptare

Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Sot u shënuan 15 raste me koronavirus në qarkun e Beratit. Infeksioni ka hyrë në thuajse të gjitha institucionet.

E ndërsa infektimet e mësuesve janë kthyer në rutinë, gazetari i ABC, Artan Diko raporton se sot janë prekur me COVID-19 mes të tjerëve një ushtarak, pjesë e Forcave të Armatosura në Kuçovë dhe një ekonomist në repartin e Poshnjes.

Rastet me COVID-19 në Berat

-1 mësuese në shkollën “Irfan Ngjeqari”

-1 mësuese në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli”

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Veleshnje

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Vokopolë

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Çiflik

-1 nxënëse në shkollën e mesme “Muhamer Janina”

-1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka”

-1 shofer ambulance në spitalin e Beratit.

-1 ekonomiste në bankë

-1 specialist në administratën e Komunës Vërtop

-1 ushtarak në Forcat e Armatosura në Kuçovë

-1 ekonomist në Repartin Ushtarak në Poshnje

-1 inxhinier nga Kuçova në Ministrinë e Energjetikës dhe Transportit

-1 punonjës në Fabrikën e Miellit

-1 teknik në një servis makinash

Sot u shënuan 5 humbje jete dhe 833 raste të reja me koronavirus. Mes 5 viktimave është një vajzë 26-vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat