Elbasan/ Përplasje e fortë mes 2 automjeteve, plagoset një person

Shqipëria

Elbasan/ Përplasje e fortë mes 2 automjeteve, plagoset një person

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Në aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme konkretisht në fshatin Bishqem.

Mjeti tip "Land Rover", me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip "Benz", dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat