Moti i keq, ARRSH tregon rrugët që kanë probleme

Shqipëria

Moti i keq, ARRSH tregon rrugët që kanë probleme

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

 

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës janë shkaktuar probleme ne disa rrugë të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi bën me dije për situatën në akset kombëtare.

“Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim”, sqaron ARRSH.

Po ashtu mësohet se në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

Më tej ARRSH njofton se punonjësit e saj dhe kontraktorët janë në terren për të riparuar çdo problem në rrugët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat