Mediu: Duam të bashkëpunojmë me PD-në në çdo qendër votimi

Shqipëria

Mediu: Duam të bashkëpunojmë me PD-në në çdo qendër votimi

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:05
Fatmir Mediu

Pas prezantimit të kandidatëve për deputet në disa qytete të vendit kryetari I partisë republikane i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për bashkëpunim mes opozitës për mbrojtjen e votës.

Nga njësia 1 në tiranë ku ka zhvilluar takime me mbështetësit, ai paralajmëroi se mazhoranca do të bëjë çmos për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.

“Dhe vendimmarrja nuk mund të ngelet thjesht te lidershipi politik te zyra e PR apo PD por në uljen dhe konkretizimin në çdo marrëdhënie me çdo individ“

Sipas Mediut opozita duhet te veproje e jo thjesht te mbaje takime ne zyrat e PR apo PD.

“Ajo që po kërkojmë ne është që të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira të ndershme dhe të garantojmë që të gjithë qytetarët që duan të votojnë opozitën pavarësisht se kë parti demokratike ti çojmë në qendrat e votimit dhe të bëjmë të mundur që ata tre votojnë të lirë”

Mediu theksoi se po kërkon që të bashkëpunojë me Partinë Demokratike në çdo qendër votimi, në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat