Përmbytje në Shkodër, Dajç dhe Obot, shumë banesa në ujë

Shqipëria

Përmbytje në Shkodër, Dajç dhe Obot, shumë banesa në ujë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:09
Foto

Brenda 24 orëve, rreth 500 hektarë tokë të tjera janë përmbytur në zonën e nën Shkodrës si rezultat i reshjeve të dendura të shiut.

Në total janë rreth 1400 hektarë nën ujë dhe situata me problematike paraqitet në njësinë administrative të anës së malit aty ku Oboti u izolua sërish dhe tashmë në rrugën kryesore ka rreth 60 cm ujë.

Grigor Pema, kryeplaku I Obotit prej 12 vitesh, na tregon se si është situatë në fshatin e tij

Oboti, është braktisur nga të rinjtë të cilët kanë emigruar thotë kryeplaku, dhe tashmë së bashku me forcat e ushtrisë duhet  të ndihmojë të moshuarit dhe të sëmuret gjatë këtyre ditëve izolimi.

Reshjet e shiut kane shtuar edhe prurjet në kaskadën mbi lumin Drin. KESH raporton se në Vaun e  Dejës,po shkarkon në total nga prodhimi dhe portat, 700 metër kub ujë në sekondë ndërsa nivelet e ujit në 3 hidrocentralet janë disa metër larg pikës maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat