Rama batuta në Manëz: Bëni dhe një fëmijë tjetër, ju vjen me lekë

Shqipëria

Rama batuta në Manëz: Bëni dhe një fëmijë tjetër, ju vjen me lekë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:20
Edi Rama

Kryeministri Rama ka shkuar pasditen e sotme në familje të tjera që janë kthyer në shtëpi të reja pasi ju ishin dëmtuar nga tërmeti.

Këtë herë Rama është ndalur në Manëz të Durrësit, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Ahmetaj dhe kryebashkiakja Sako.

Duke bërë batuta në njërën prej familjeve, Rama e pyeti me të voglin e familjes, 10-vjeçarin Noelin, duke e pyetur për mësimet dhe më pas ‘këshilloi’ prindërit të bënin edhe një fëmijë tjetër.

Batutat:

Rama-Noelit: Të ndihmosh babën me rregullu baçen. Mbushi gotat. Dhe një gotë për vete. Jepja babit…Vetëm këtë keni?

Kryefamiljari: Kemi dhe një djalë më të vogël.

Rama: Po bëni dhe një tjetër se vjen me lek me vete, me bonus.

Kryefamiljari i drejton gotën: Kryeministër dhe me një mandat te peste.

Rama: Po lejeni mandatin se kemi ardhur për shtëpinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat