Përgjimet për Ndrangheta-n/ Frrok Çupi: Diskutime halabakësh, s'pranoj të fyhet inteligjenca e popullit

Shqipëria

Përgjimet për Ndrangheta-n/ Frrok Çupi: Diskutime halabakësh, s'pranoj të fyhet inteligjenca e popullit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:37
Frrok Çupi

Për analistin Frrok Çupi përgjimet e Ndraghetas italiane që kanë ndezur një debat të ri në Shqipëri, janë muhabete halabakësh, që i shesin mend njëri-tjetrit.

“Një popull që edhe budallëqet e italianëve i marrim si shkencë.  Duhet të kesh njerëz për të thënë je fajtor nuk ka njerëz nuk ka dëme dhe nuk ka shifra. Duhet të kesh akuzues po nuk ka dhe nuk ka të akuzuar. Nuk ekziston. Kto janë bishta të mafias. Ashtu po thuhet. Nuk janë kreu i mafias.  I vetmi person është Ilir Kulla këshilltari i Presidentit. Por si mund ta akuzosh atë vetëm nga që tha ai një gjë.Ata që flasin në përgjime nuk janë bosët e mafies. Nuk keni dëgjuar kurrë halabakë të flasin me njëri tjetrin, t’i mburren njëri-tjetrit, kemi bërë këtë, kemi bërë atë. Ata thonë hajde me mua, do të takoj me kryetarin e bashkisë, me presidentit. Kjo është fyerje. Të ngresh kauza politike të dobëta. Këta politikanë po fyejnë kombin shqiptar, po e shkatërrojnë opinionin publik. Nuk pranoj të fyhet inteligjenca e popullit. Këto përgjime janë zero. Këto janë ca fjalë idiote, që nuk i duhen askujt.”, tha Frrok Çupi në OPEN.

Në përgjimet e prokurorise italiane ndaj grupit mafioz Ndragehta përmendeshin edhe emra biznesmenësh shqiptarë e politikanësh.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat