“Po del nga binarët”/ Eni Vasili i kthehet Ndrecës: Mos provoko, s’më mëson dot mua si…

Shqipëria

“Po del nga binarët”/ Eni Vasili i kthehet Ndrecës: Mos provoko, s’më mëson dot mua si…

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:38
Eni Vasili dhe Plarent Ndreca

Debati për përgjimet e antimafias ka ngritur tonet në studion e Open mbrëmjen e sotme në Top Channel.

Teksa Plarent Ndreca mori fjalën, në një moment ai u kundërshtua nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili.

Kjo gjë e irritoi Ndrecën duke thënë se ajo nuk ka të drejtë të gjykojë argumentet e tij sepse është publiku që e bën këtë punë.

“Jo jo Eni, këtë s’ta lejoj nuk mund të më gjykosh mendimet e mia dhe të thuash a janë të mira apo jo, kështu del nga binarëtm,” tha Ndreca.

“Ky është emisioni im dhe e drejtoj si dua unë,” tha Vasili.

“Po jo pra, duhet t’ia lësh publikut të gjykojë, nuk është e drejta jote,” tha Ndreca.

“Po pse ti do të më mësosh mua si drejtohet emisioni, mos më provoke, se e di për çfarë je këtu,” iu kthye drejtuesja e emisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat