Reshjet e dendura të shiut, evakuohen 3 familje në Sukth

Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut, evakuohen 3 familje në Sukth

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Orët e fundit në vendin tonë janë shoqëruar me reshje të dendura shiu të cilat kanë sjellë një sërë problematikash në disa qarqe të vendit.

Si pasojë e reshjeve janë evakuuar 3 familje në fshatrat e Sukthit, në Durrës, të cilat janë sistemuar në konvaleshencë në Plepa.

Ndër të tjera në kuadër të ndihmës nga moti i keq bashkia ka bërë gati 250 pako ushqimore për zonën e Sukthit, Katundit të Ri si dhe 60 pako për në Shijak, qe do të shpërndahen paraditen e kësaj të marte.

Ndërkohë nga Shtabi i Emergjencave në Durrës bëhet me dije se ka filluar të bie niveli i ujit në Lumin Erzen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat