Reshjet e shumta rrisin nivelin e Shkumbinit

Shqipëria

Reshjet e shumta rrisin nivelin e Shkumbinit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:44
Reshjet rrisin nivelin e Shkumbinit

Reshjet e shiut të cilat po shoqërojnë vendin tonë 48 orët e fundit kanë sjellë prurje të shumta në lumin Shkumbin.

Për shkak të këtyre prurjeve niveli i lumit është rritur ndjeshëm ku në disa zona ka dalë dhe nga shtrati i tij ku ka përmbytur disa hektarë tokë. Zonat ku uji ka dalë më shumë në sipërfaqe është ajo pranë urës së Rrogozhinës si dhe në disa zona të Cermës.

Ajo që vlen për tu përmendur është që asnjë banesë nuk rrezikon edhe pse niveli i Shkumbinit vazhdon të rritet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat