Avokatë apo sekserë? Ja emrat e implikuar në çështje korrupsioni

Shqipëria

Avokatë apo sekserë? Ja emrat e implikuar në çështje korrupsioni

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:24
Ilustrim

Ndërsa numri i avokatëve shtohet nga viti në vit, rritet edhe numri i atyre që janë implikuar në çështje në korrupsioni, e madje duke përfunduar nën pranga.
Në media nuk janë të pakta rastet kur avokatët denocohen si sekserë që ndërhyjnë në procese gjyqsëore, me qëllim marrjen e vendimeve në favor të klientëve të tyre.

Dhe manovrat që ata përdorin janë nga më të pamenduarat.
Vitin që lamë pas, Klaudio Xhymerti, gjatë kohës që ishte avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier aplikonte një skemë të mirëfillta mashtrimi si nëpër filma. Ai realizonte inskenime ndaj qytetarëve ndaj të cilëve kishte një kallëzim penal, por në të vërtetë nuk kishte elementë të veprës penale. Nëse ata dëshironin të shpëtonin nga prangat, avokati premtonte ndërhyrje në këmbim të shumave të majme.

Në mars 2020, Endrit Demiri, me profesion avokat, u vë nën pranga.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pëllumbas të Tiranës, policia njoftoi se iu sekuestrua një arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak dhe jelek anti-plumb. Armatimet u gjetën në bodrumin e banesës që sipas policisë dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve.

Në qershor 2020, SPAK arrestoi kryetarin e dhomës së avokatisë Lezhë, Sami Dema, pasi u përfshi në një çështje korrupsioni duke marrë 6 mijë euro.
Avokati Dema, duke bërë sekserin e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë të Kurbinit, arriti të lironte dhe të pushonte hetimin për një të pandehur të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në shtator 2020 avokati Skënder Demiraj u ‘kyç’ në arrest shtëpie me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për një rast korrupsioni në gjykatën e Korçës. Ai akuzohet se i dha gjyqtares së Korçës 6 mijë euro për të nxjerrë nga qelia një trafikant emigrantësh. Demiraj më herët kishte qënë prokuror dhe mbahe mend për lirimin e Fatos Nanos nga burgu në vitin 1995.

Sipas SPAK, pasi mori shumën prej 6 mijë eurosh, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ndryshoi masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për trafikantin e emigrantëve drejt vendeve të BE-së.
Më 2018, Gazmir Xhurxhi, u vë nën pranga nga policia e kryeqytetit, pas denoncimit të një qytetari se i kishte marrë 17 milionë lekë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Qytetari, klient i avokatit Xhurxhi, pretendon se avokati, i cili ishte marrë nga ai për ta mbrojtur në një çështje, por është mashtruar prej tij.

Në 2017-ën, policia e Shkodrës ndaloi Gjon Lepurin, një ndër avokatët më të dëgjuar të zonës. Me akuzën e korrupsionit aktiv ndaj gjytarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat