Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Shqipëria

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:36
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar programin nga “Bebja në Bebe”. Ajo tha se në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit dhe 28 milionë euro në vit nuk e rëndojnë buxhetin e shtetit.

Kryemadhi deklaroi se këto para do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë.

Sipas saj, me këtë program fëmija fiton 28 mijë e 800 euro deri në moshën 25-vjeçare.

“Në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit, nga 1000 në vit, bëhen 28 milion euro në vit. Këto 28 milion euro në 10 vjet bëhen 280 milionë euro. Sot kur lind një fëmijë Shqipëria nuk i ofron asgjë këtij fëmije. Ne themi që për këtë fëmijën që lind sot, unë si shtet ngurtësoj në “hedge fund”, përqindjet nuk i kam shpikur unë, i përdor e gjithë Europa Perëndimore, i përdor Amerika, derisa ky fëmijë të riprodhohet. Derisa fëmija i lindur sot, të bëhet me fëmijë nesër. Pra ky fëmijë ditën që bëhet me fëmijë, ka minimumi, po themi në moshën mesatare 25 vjeç, ky fëmijë përfiton 28 mijë e 800 euro.

Ky i merr këto para kur bëhet prind dhe 28 mijë e 800 euro ka nëna, dhe 28 mijë e 800 euro ka babai dhe ky çift i ri blejnë një shtëpi të re dhe jetojnë të lumtur me fëmijën e tyre. Por mos harro, që të gjithë këtë kohë ekonomia shqiptare duke filluar me formalizimin e ekonomisë, çfarë ndodh? Në 20 vjet, 28 mijë fëmijë shqiptarë që lindin, që janë 560 milion euro, që i bie 560 mijë shqiptarë, janë më mirë që ne t’i ngurtësojmë 1 mijë euro çdo fëmije që lind dhe ai kur të jetë 25 vjeç të marrë 28 mijë e 800 euro apo doni që për 10 vjet t’i japim Vilma Nushit 600 milion euro?”, theksoi ajo në emisionin “Real Story”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat