Agjencia e udhëtimit në Tiranë falsifikonte formularët e testeve të Covid, katër të arrestuar

Shqipëria

Agjencia e udhëtimit në Tiranë falsifikonte formularët e testeve të Covid, katër të arrestuar

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:22
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës të cilët dërgonin qytetarë në Gjermani nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve duke shfrytëzuar situatën e pandemisë së Covid-19.

Të arrestuarit kanë biznes privat një agjenci udhëtimi. Ata janë Ergys Vejseli. 34 vjeç, Gentiana Konini. 44 vjeçe, Klotilda Çela. 32 vjeçe dhe Petrit Cara. 37 vjeç.

Gjatë aksionit “Shtegtimi”, këta persona duke përfituar nga situata e pandemisë nëpërmjet kamuflimit për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e Bashkimt Europian, kanë përfituar shumën 600 Euro për person.

Destinacioni ka qenë kryesisht Gjermania. Policia thotë se ata kanë shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat