Makina përplaset me motorin në Vlorë

Shqipëria

Makina përplaset me motorin në Vlorë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Një aksident u regjistrua këtë të mërkurë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Policia njoftoi se një makinë u përplas me një motor.

Për pasojë, ngeli i plagosur drejtuesi i motorit. Ai ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Kurse shoferi i makinës u shoqërua në komisariat për të dhënë sqarime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat