Dosjet e OFL do hetohen nga SPAK, njësisë së posaçme policore i përfundoi afati në fund të vitit

Shqipëria

Dosjet e OFL do hetohen nga SPAK, njësisë së posaçme policore i përfundoi afati në fund të vitit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:16
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi zgjidh sot një boshllëk të krijuar në lidhje me dosjet e krijuara nga Operacioni Forca e ligjit.

Afati i punës së kësaj njësie të posaçme ishte caktuar me akt normativ deri në fund të vitit që kaloi dhe ishte ende e paqartë se çfarë duhet të bënin organet e tjera si SPAK me këto dosje. Për këtë arsye, u përcaktua me ligj që të gjitha dosjet e krijuara nga OFL deri në 31 dhjetor, do të vazhdojnë të shqyrtohen nga ana e SPAK dhe dhe Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuare dhe Korrupsionit.

Bëhet fjalë për dosjet e sekuestrimit të pronave të ish të dënuarve për trafiqe. Në rrjetën e OFL ranë shumë emra të njohur të krimit, të cilët tani pas përfundimit të mandatit të kësaj njësie të veçantë policore do përballen me SPAK. Deputeti Alket Hyseni relator i këtij ndryshimi i bëri një bilanc punës së deritanishme të OFL.

Puna një vjeçare e OFL u përqendrua  në dërgimin e formularëve për të provuar pasuritë e vëna nga ata të cilët janë dënuar nga gjykatat shqiptare dhe të huaja.  Krijimin e OFL, kryeministri Edi Rama e quajti si një vendosmëri të shumicës qeverisëse  kundër krimit të organizuar dhe atyre që i  etiketoi si korporata  “Kap Ça të Kapësh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat