Vasili: Rama njësh me Ndranghetan, kundër DASH, Antimafias, Europës!

Shqipëria

Vasili: Rama njësh me Ndranghetan, kundër DASH, Antimafias, Europës!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:23
Petrit Vasili

Nënkryetari i të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se Edi Rama është  bërë njësh me Ndranghetan, duke u rreshtuar kundër DASH, Antimafias dhe Europës!

Në një deklaratë për mediat ai tha se, “pastrimi i parave në mënyrë masive, kjo mega lavatriçe në mënyrë të veçantë siç është shndërruar Tirana, provojnë qartë në mënyrë kokëfortë që ky është një mekanizëm i vetëm i cili është në duart e Edi Ramës, i cili pasi nuk realizoi amnistinë fiskale, që t’ju jepte mundësi këtyre parave të pista, zgjodhi këtë lavatriçe gjigante, duke iu kundërvënë, DASH-it, Parlamentit Europian dhe antimafias italiane”.

E plotë

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Petrit Vasili: Rama njësh me Ndranghetan, kundër DASH, Antimafias, Europës!

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Transparency International, ka evidentuar qartë situatën e qeverisjes në Shqipëri e ka nënvizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që kjo qeveri e korruptuar deri në palcë, grabitqare dhe hajdute, nuk ka kursyer me tenderat e saj as paratë në kohën e Covidit, në kohën më të madhe të fatkeqësisë së shqiptarëve. Qeveria e ka parë Covidin si një mundësi të mrekullueshme në thonjëza, për të grabitur e për t’u pasuruar. Sigurisht që kjo është fare evidente, pasi paratë që duhet të shkonin për të ndihmuar biznesin, për të mbështetur mijëra e mijëra të sëmurë për t’u kuruar në shtëpi e për të ofruar ndihmën financiare për të blerë barnat e domosdoshme, nuk u ofruan kurrë.

Ky është shqetësim madhor i Transparency International, i shoqëruar edhe me shqetësime të tjera si dhunimin e lirisë së shprehjes së qytetarëve, për t’ua pamundësuar atyre që të denoncojnë historitë e shumta të korrupsionit. Këta tendera që Transparency International vë në dukje, që u grabitën në kohën e pandemisë, shqiptarët nuk kanë harruar që të ashtuquajturit tendera sekretë, të cilët merreshin me dhjetëra e dhjetëra nga ata klientë të pushtetit, klientë të cilët përmenden qartë edhe në përgjimet e antimafias italiane. Përfundimisht është e qartë që gjithçka është në funksion të klientëve të qeverisë dhe të pastrimit të parasë. Pra paraja e pisët, paraja e krimit, e drogës, e të gjithë llojeve të trafiqeve, që nuk mund të pastrohet gjëkundi, pastrohet në Shqipëri për të rrënuar ekonominë shqiptare e për të varfëruar shqiptarët.

Si është shndërruar Shqipëria në një lavatriçe dhe cila ka qenë strategjia e Edi Ramës? Ka pasur vetëm një strategji të tij kundër çdo kërkese, qoftë Departamentit Amerikan të Shtetit, qoftë të Bashkimit Europian e të Parlamentit Europian, apo konstatimeve të antimafias, vetëm e vetëm për t’i lënë fushë të lirë pastrimit të parave dhe mafiozëve. Është fare e qartë, pasi që 2 vjet më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit thoshte shumë qatë dhe prerë: “Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave, për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve tepër të dobëta ligjore dhe qeveritare.” Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte: Institucionet shqiptare nuk janë efektive  në luftën kundër pastrimit të parave si rezultat konkludonte, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.”

Faktet janë shumë të qarta. Fakte të tjera  më të qarta akoma për ta konfirmuar këtë është sesi boomi i ndërtimeve, pra miliarda euro ndërtime nuk sjellin rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Ku shkojnë paratë? Ku zhduken paratë, çuditërisht megjithëse ka një boom ndërtimesh, 1.2 miliardë euro në 3 -4 vitet e fundit të injektuara në këto ndërtime dhe kemi një ulje me 18% të mbledhës së TVSH, pikërisht nga këto aktivitete të mëdha. Pra aktivitete të mëdha me qindra milion euro qe nuk sjellin të ardhura në buxhet. Sepse pastrimi i parave në mënyrë masive, kjo mega lavatriçe në mënyrë të veçantë siç është shndërruar Tirana, provojnë qartë në mënyrë kokëfortë që ky është një mekanizëm i vetëm i cili është në duart e Edi Ramës, i cili pasi nuk realizoi amnistinë fiskale, që t’ju jepte mundësi këtyre parave të pista, zgjodhi këtë lavatriçe gjigante, duke iu kundërvënë, DASH-it, Parlamentit Europian dhe antimafias italiane.

Pra kemi këmbëkryq mafien në qeveri dhe duart e mafies funksionojnë nëpër duart e qeverisë për të marrë jo vetëm 20% e miliardave që fusin në lojë por për t’ua bërë më të mjeruar gjithmonë e më shumë jetën shqiptarëve. Kjo strategji tashmë është e hapur i vetmi institucion i cili çuditërisht ne prej ditësh po i bëjmë thirrje nga kjo foltore është SPAK, i cili duhet të lëvizë në mënyrë të rrufeshme pasi faktet ulërasin, janë tepër të rënda.

Gjeografia politike lëviz nga Ëashingtoni në Bruksel e në Romë, vetëm SPAK në Tiranë që i ka faktet qindra metra larg derës së zyrave të vetë akoma nuk i sheh. SPAK është në provën e ekzistencës së tij, provën e qëndrueshmërisë së tij, provën e pavarësisë së tij. Ose fiton luftën me mafien, me pastrimin e parave, me shkatërruesit e pronës publike dhe rrëmbyesit e tyre në duart e Malavitës ose nuk ka pse ekziston. Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë, institucione drejtësie që ia bëjnë autostradë veprimtarinë krimit, por paguajnë institucione të cilat i hedhin prangat në duar krimit dhe qeveritarëve të lidhur me krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat