Basha dëgjon hallet e të moshuarve dhe shpjegon planin për pensionet

Shqipëria

Basha dëgjon hallet e të moshuarve dhe shpjegon planin për pensionet

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:23
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me dy pensionistë në kryeqytet, për të njohur më shumë problemet me të cilat ata përballen çdo ditë.

Pasi ka dëgjuar vështirësitë që ata hasin që nga pensioni i ulët që marrin, e që nuk u del për të përballuar shpenzimet, Basha ka shpalosur edhe programin e Partisë Demokratike për rritjen e pensioneve.

Basha theksoi se programi parashikon të rrisë pensionet me 2-fishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit dhe i ka premtuar atyre se “nuk po dëgjojnë premtime boshe, por angazhime serioze të mbështetura në plane të hollësishme pune”.

Postimi i plotë

U takova sot me dy pensionistë në Tiranë, Gëzim dhe Lili Sula dhe bisedova me ta për vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë. Ata më shprehën trishtimin që pensionet e ulëta që marrin nuk i lejojnë të bëjnë një jetë normale. Ilaçet janë të shtrenjta, faturat e energjisë dhe ujit u përgjysmojnë pensionin, çmimet e ushqimeve janë rritur shumë. Për 8 vjet qeveria nuk ka menduar për të rritur pensionet e tyre.

Bashkë folëm dhe për programin ekonomik të PD. I njoha me angazhimin dhe punën tonë të gjatë për të hartuar programin, i cili do të rrisë pensionet me 2-fishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit.

I sigurova se nuk po dëgjojnë premtime boshe, por angazhime serioze të mbështetura në plane të hollësishme pune.

Për qytetarë si Lili dhe Gëzimi, Shqipëria do të fitojë në 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat