Reshjet e dendura gjatë natës/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore

Shqipëria

Reshjet e dendura gjatë natës/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore

Më: 30 janar 2021 Në ora: 10:44
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare.

Gjatë natës ka pasur reshje në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.

Sipas ARRSH, ka pasur rënie materialesh në segmentet: Kukës-Ura e Zapodit, Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Skuraj-Burrel, ku është punuar për pastrimin e rrugës me mjete e punëtorë

Ndërkohë vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat