Alarm në bashkinë e vogël nga rritja e infektimeve, urdhërohet mbyllja e tregjeve

Shqipëria

Alarm në bashkinë e vogël nga rritja e infektimeve, urdhërohet mbyllja e tregjeve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një rritje e ndjeshme e numrit të të infektuarëve nga koronavirusi ka vënë në alarm bashkinë e Divjakës, e cila sot ka urdhëruar mbylljen e të gjitha tregjeve në territor pa afat.

Në njoftimin e bërë sot nga kjo bashki thuhet: " Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë. Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Këshillojmë të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19. Të respektojmë jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë. Faleminderit," përfundon njoftimi.

Ndërkohë, shifrat e infektimeve dhe të viktimave po rriten me shpejtësi tre ditët e fundit me mbi 800 raste nga 538 që ishin më 25 janar 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat