E rëndë/ Gjendet i vetëvarur 24-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

E rëndë/ Gjendet i vetëvarur 24-vjeçari në Sarandë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:25
Sarandë

Policia e Sarandës ka raportuar një ngjarje të rëndë këtë të shtunë. 

Një 24-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë në stanin ku i riu me inicialet F.R., edhe punonte.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në malin e Sopikut, në Sarandë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkaq grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat