Oerd Bylykbashi: Ja si po vidhen qytetarët!

Shqipëria

Oerd Bylykbashi: Ja si po vidhen qytetarët!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:05
Oerd Bylykbashi

Duke përmendur konsesionet e shumta në Durrës, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se më 25 prill, durrsakët duhet te shkojnë të votojnë masivisht qe t’ia qytetin atyre.

“Më 25 prill, duke perzene Edi Ramen nga pushteti, fiton Shqipëria”- thekson Bylbashi.

Ai shton se në Durrës po jepet me konsesion edhe deti, transporti publik dhe madje edhe shërbimi i varrezave.

Reagimi i plotë

Durresi i takon durrsakeve, jo hienave!

Blene votat e hallexhinjve me parate e korrupsionit dhe krimit te organizuar e me to erdhen ne pushtet dhe i futen thonjte Durresit e nuk e leshojne.

Me pas ia dhane shitblerjen e votave me konçension organizatave kriminale qe e kthyen Durresin ne kryeqytetin e krimit te organizuar.

Dhane me konçension sherbimin urban ne Durres. Plehrat ia paguajme me parate e durrsakeve koncensionit te Tiranes. Zhvillimi urban eshte praktikisht i dhene me “konçension” ne duart e pak ndertuesve.

Porti nuk eshte me i durrsakeve. Sapo dhane nje konçension tjeter. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t’ia japin arabeve. Durrsaket nuk do ta shohin me detin siç e shohin sot.

Bashkine e ka marre me konçension Kryeministria. Çfare vendos Rama ekzekutohet ne Durres nga drejtoresha e pergjitheshme e bashkise.

Tashme paskan vendosur edhe qe varrimin dhe respektin e fundit te dashurve te tyre, durrsaket do te duhet ta negociojne me konçensionarin e varrezave. Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!

Kane nje shprehje durrsaket per kete sjellje grabitqare te ketyre qe po i qeverisin: “Kush mur, dul”. E thene ndryshe, “Kush mori, doli”. Pra marrin ç’te marrin dhe ikin. Thjesht grabitqare qe ne ikje e siper po marrin edhe luget dhe filxhanet.

Me 25 prill duhet te shkojme te votojme masivisht qe t’ia kthejme Durresin durrsakeve. Me 25 prill, duke perzene Edi Ramen nga pushteti, fiton Shqiperia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat