Zihet me Spiropalin, Hajdari: Pëlqen të marrë rolin e shefit!

Shqipëria

Zihet me Spiropalin, Hajdari: Pëlqen të marrë rolin e shefit!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:45
Rudina Hajdari, Elisa Spiropali

Politikania e njohur Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të EXPULS në ekranin e RTV Ora, nga Ronaldo Sharka.

Sharka e pyeti Hajdarin edhe për ministren Elisa Spiropali, për faktin e debateve të shpeshta, gjë për të cilën ajo u shpreh:

 “Jemi kundërshtare politike. Nuk ka asgjë të keqe, ajo ndonjëherë merr dhe rolin ku përfaqëson ose do të përfaqësojë rolin e shefit të saj, dhe do që të bej replika, por mendoj qe shpejtohet sepse shumë gjëra nuk është se janë personale me të, janë debate politike.

Fakti që unë i them se jeni të korruptuar, s’ka pse t’i vijë keq”- përfundoi Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat