Shpërthen bombola e gazit, e moshuara shpëton mrekullisht

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit, e moshuara shpëton mrekullisht

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “30 vjetori” në Berat.

Një e moshuar 76-vjeçare,e cila jetonte e vetme në banesë, ka harruar bombulën e gatimit ndezur dhe e ka zënë gjumi, raporton Ora News.

Kanë qenë banorët ata që pasi kanë dëgjuar shpërthimin kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë. Ata kanë ndjerë fillimisht erën e rëndë të gazit e më pas shpërthimin. Zjarrëfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes por për shkak të ndërtimeve të shumta përreth pallatit hyrja me mjete ka qënë e vështirë.

Mësohet se e moshuara 76-vjeçe që jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i ka në emigrim nuk ka pësuar lëndime.

Sakaq raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat